Thiago Motta, trajner i Juventus-it, ka analizuar me hidhërim barazimin 1-1 të marrë në shtëpi kundër Cagliari-t.
“Kemi bërë pothuajse gjithçka ne sot, e kemi nisur me një gol që mund të na jepte qetësi. Më pas, Cagliari fitoi besim me kalimin e kohës dhe kanë arritur të gjejnë penalltinë në fund”, ka thënë Motta për DAZN.
Për Vlahovic: “Nuk mund t’i them asgjë, janë situata loje. Ndodh dhe do të ndodhë, por ka gjëra të tjera në të cilat duhet të përmirësohemi.
“E kemi menaxhuar pak keq ndeshjen, është një gjë që nuk mund ta bësh në Serinë A”.