“Bëmë të njëjtën gjë”, ylli i Italisë krahason Shqipërinë me Anglinë

16 Qershor 2024
10:16
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Italisë, Federico Chiesa, ka zbuluar se iu kujtua finalja e Euro 2020, pasi Shqipëria kaloi në avantazh në fillim të ndeshjes  në Euro 2024 të shtunën, më 15 qershor.

Shqiptari Nedim Bajrami kapitalizoi një rivënie të tmerrshme nga Federico Dimarco pas vetëm 23 sekondash.

Bajrami ka shënuar golin më të shpejtë në histori të Kampionatit Evropian. Dmitri Kirichenko i Rusisë mbajti rekordin e mëparshëm (67 sekonda) për golin e tij kundër Greqisë në 2004.

Italia pësoi gol herët edhe në finalen e Euro 2020, me Luke Shaw që shënoi me 1 minutë e 56 sekonda. Chiesa e krahasoi ndeshjen e Shqipërisë me finalen e Anglisë, duke thënë përm Mirror:

“M’u kujtua finalja e Euro 2020. Por ne bëmë të njëjtën gjë kundër Anglisë dhe Shqipërisë”.

Alessandro Bastoni (11′) dhe Nicolo Barella (16′) shënuan njëri pas tjetrit për t’i dhënë avantazhin “Axurrëve”. Chiesa, megjithatë, beson se skuadra e tij duhet t’i mbyllë më mirë ndeshjet, duke thënë:

“Unë mendoj se goli i shpjetë i pësuar gjithashtu na tronditi, pasi ne shkuam menjëherë në sulm dhe sipas mendimit tim merituam të shënonim disa gola të tjerë. Rrezikuam pak në fund. Këtu duhet të përmirësohemi, duke mbyllur ndeshjet”.

Italia do të rikthehet në fushë më 20 qershor kur do të përballet me Spanjën në Grupin B. Të dy peshat e rënda europiane kanë fituar ndeshjen e tyre të parë, me La Roja që e ka mposhtur Kroacinë 3-0 në ndeshjen e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit