“Bën gol dhe del me të kuqe, ai është e çmendur, nuk jemi ende gati për titullin në Premier”

16 Dhjetor 2024
8:42
Telesport
back button

Skuadra e Chelsea vijon të surprizojë këtë sezon në Premier League, duke mundur 2-1 Brentford dhe tashmë është 2 pikë pas Liverpool në renditje. “Ne e kontrolluam ndeshjen me përjashtim të 10 minutave të fundit, kur pësuam golin, por është normale. Mund të kishim shënuar më shumë, por e meritonim fitoren”, tha Enzo Maresca.

Më tej, trajneri italian i Chelsea foli për Marc Cucurella, protagonist i një goli dhe kartonit të kuq në shtesë. “Ne kemi punuar me Marc në këtë ndeshje për të arritur dhe për të qëndruar në pozicionin e duhur. Ai nuk është një mbrojtës tradicional. Ne punuam gjatë javës për këtë zgjidhje”.

Nuk e pashë kartonin e dytë të verdhë. Gjyqtari tha se i dyti i verdhë ishte për shkak të një qëndrimi negativ. Marc është i çmendur. Gjithsesi, vetëm dy skuadra kanë pësuar më pak gola se ne. Ne do të donim të përfundonim pa pësuar gol, por ishte edhe një ekip tjetër që po përpiqej të shënonte”, shtoi Maresca.

Në fund, trajneri i Chelsea foli për shanset që kanë londinezët për fitimin e titullit në Premier League: “Nuk ka të bëjë me sa ndeshje fitojmë. Ka të bëjë me të qenit realiste dhe me këmbë në tokë. Ka gjëra që duhet t’i bëjmë më mirë. Prandaj kam thënë disa herë se për mua, ne nuk jemi ende gati.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit