Ben Yedder, vjen dënimi: 6 muaj burg për sulmuesin francez

12 Prill 2023
15:19
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi francez Wissam Ben Yedder kishte përfunduar në shënjestrën e drejtësisë spanjolle: lojtari i datëlindjes 1990-të, në fakt, është akuzuar për evazion fiskal.

Futbollisti 32-vjeçar nga Sarcelles duket se i ka fshehur autoriteteve një pjesë të fitimeve të grumbulluara gjatë periudhës kur luante te Sevilla, nga 2016-ta në 2019-ën.

Sipas informacioneve të fundit të dhëna nga media franceze RMC Sport, sulmuesi mësohet të jetë dënuar me gjashtë muaj heqje lirie nga drejtësia spanjolle.

Lojtari franko-tunizin, që aktualisht luan te Monaco (në Ligue 1), do të jetë edhe i detyruar të paguajë një gjobë prej 130 mijë eurosh. Aktualisht për të nuk është parashikuar burgimi në raste se nuk bën asnjë shkelje tjetër në dy vitet e ardhshme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit