Manovrat vazhdojnë te Juventus për t’i dhënë trajnerit Thiago Motta një qendërmbrojtës. Të preferuarit e drejtorit sportiv Giuntoli mbeten Hancko (luan me Feyenoord) dhe Antonio Silva (luan me Benfica). I preferuari është 21-vjeçari portugez, por kushton shumë.
Nuk është vetëm shuma që portugezët duan për yllin e tyre por edhe fakti se ai konsiderohet si trashëgimtari i përsosur i Otamendi, kontrata e të cilit skadon në qershor. Prandaj, Benfica nuk dëshiron ta lërë të lirë Silva në janar, duke shpresuar ta shesë verën e ardhshme.
Ajo që mund të ndryshojë skenarin mund të jetë pagesa e klauzolës së lirimit prej 100 milionë eurosh, por kjo është një pengesë e pakapërcyeshme për bardhezinjtë. Ndihma mund të vijë nga menaxheri Jorge Mendes, i cili po bisedon me Benfikën për të lënë të lirë lojtarin që në janar.