Benzema del në mbrojtje të sulmuesit: E di se je i mirë

25 Mars 2020
15:07
Denis Hakanaj
back button

Karim Benzema ka dalë në mbrojtje të Valere Germain.

Ditën e martë, sulmuesi i Reaal Madrid ka marrë pjesë në një videochat në Instagram me një youtuber francez që ka përfshirë sulumuesin e Marseille në formacionin më të keq të sezonit.

“Te Marseille ka shumë presion. Ka lojtarë që mund ta durojnë dhe të tjerë që nuk mund ta durojnë”, ka thënë sulmuesi i Los Blancos.

“Ai e ka nisur mirë sezonin dhe më pas ka luajtur një ose ndeshje ose disa minuta dhe kaq. Ja pse ka qenë shumë e vështirë për të, nuk është një katastrofë”.

“Valere Germain, nëse e shikon këtë video, e di se je një lojtar  i mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit