Benzema: Do ta mbroja deri në vdekje, është si familja ime

17 Maj 2019
11:17
Alfred Lleshi
back button

Karim Benzema, 31 vjeç, u intervistua nga programi “Le Quotidien”, ku foli për Real Madridin, marrëdhënien e tij me Zidane, kombëtaren franceze, të ardhmen e tij.

Karim Benzema, jeni 31 vjeç dhe keni fituar shumë në Madrid…
 
Po, kam fituar katër Champions, mbi të gjitha. Në Madrid mbërrita në vitin 2009, por koha kalon, duket shumë e çuditshme për mua. Jam krenar për mënyrën e këtij rrugëtimi me Real Madridin. Jo keq për karrierën e një futbollisti, veçanërisht duke qenë në një nga klubet më të mira në botë.

Njerëzit duan të dinë, a ishte ky sezoni me i keq i skuadrës tuaj?
 
Me siguri, po. Ky sezon ka qenë i komplikuar, sepse nuk kemi fituar trofe, por personalisht për mua ishte i mirë.

Cristiano u largua, tani a je ti “shefi”?
 
Ai është një lojtar i madh, që u largua. Mund të them se tashmë po mundohemi të bëjmë më tepër punë ekipore.

A e ka dëmtuar incidenti me Valbuena imazhin tuaj?
 
Njerëzit që më shohin duke luajtur futboll dua t’i bëj të lumtur. Kjo është mënyra e marrëdhënies me publikun, që unë e perceptoj, dhe përshtypja që marr.

Sa gola keni në Champions?
 
60 gola, nuk është keq, por Cristiano Ronaldo ka shënuar 130 a 140 gola, pa harruar Raul, i cili është një legjendë në Madrid, me 71 gola. Unë nuk jam aq larg nga ai.

Ku ishe ditën e finales së Kupës së Botës?
 
Në Lyon, në shtëpinë e nënës sime. E pashë ndeshjen me familjen. Jam shumë i afërt me Raphaël Varane, kemi shkëmbyer mesazhe para ndeshjes. Sigurisht, do të doja të isha atje, por jam shumë i lumtur për atë që bëri kombëtarja e Francës. 

Kombëtarja franceze apo Real Madridi?
 
Nuk ka dallime, është diçka e ngjashme. Franca është e njëjtë me Real Madridin, nuk mund t’i krahasoj. Për mua, të dyja kanë të njëjtin dimension. Kombëtarja ka një brez të ri, që janë kampionë botërorë tani. Dominojnë të rinj shumë të talentuar, kjo është ajo, që unë shoh si një tifoz futbolli.

Si e vlerësoni marrëdhënien tuaj me Zidane?
 
Shumë e fortë. Është një marrëdhënie, që filloi shumë kohë më pare. E takova para se ta kisha trajner. Ne flasim për futbollin dhe gjëra të tjera të jetës. Zidane është si vëllai im i madh, më ka ndihmuar shumë. Është më shumë se miqësi, është si pjesë e familjes sime, por kjo nuk e ndalon të më qortojë. Unë do ta mbroj atë deri në vdekje. Për mua është më i miri i të gjithëve. Kjo është arsyeja pse them se është i veçantë. Gjithçka që thotë për mua më ngacmon.

Cila është më e mira e kujtesës tuaj?
 
Titujt e parë të kampionit që kam marrë, pastaj tre Champions-it radhazi, sepse ishte mision tepër i vështirë të përmbushej. Prandaj është sukses i paharrueshëm.

Në Spanjë, a është më e ndërlikuar se në Francë?
 
Më pëlqen të shoh njerëzit që më përgëzojnë për atë që bëj. Jam i lumtur me paraqitjet e mia. Kjo është ajo që më jep kënaqësi.

Si jeni si baba?
 
(Benzema nuk mundi t’i mbajë lotët, kur i tregohen fotografitë e fëmijëve të tij, Mélia dhe Ibrahim) Është diçka shumë e fortë, që prek zemrën time. Si baba jam shumë i lumtur, nuk përpiqem t'i vë fëmijët në situata të pakëndshme. Ata janë ende shumë të rinj për të folur për jetën e përditshme, por u them që të respektojnë njerëzit.

A do doje të luaje sërish në Francë?
 
Jam në klubin më të mirë në botë, më pëlqen konkurrenca e nivelit të lartë. Klubi im i zemrës është Lyon, kështu që është shumë e komplikuar.

A ndiheni veteran me djemtë e rinj, që po shfaqen mirë te Reali?
 
Unë nuk jam aq i vjetër, sa mendoni. Përpiqem t’i ndihmoj me përvojën time, me atë që kam përjetuar. Ata janë shumë të talentuar, edhe unë kam qenë i ri, i kuptoj. Futbolli është i tillë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit