Benzema modest: Numrat e mi janë meritë e shokëve të skuadrës. Realin duan ta zbresin nga froni, por…

29 Shtator 2022
17:30
Alfred Lleshi
back button

Fitorja e La Liga-s, Ligës së Kampionëve dhe shumë e shumë gola. Kjo është arsyeja pse Karim Benzema, me 27 golat e tij në kampionat, u bë “Pichichi” i sezonit të kaluar dhe e mori çmimin e lakmuar në orët e fundit.

Duke folur për “Marca”, qendërsulmuesi i Real Madridit ishte absolutisht entuziast për këtë vlerësim, por edhe po aq i përulur në madhërimin e ndihmës që mori nga shokët e tij për të arritur këtë objektiv.

“Jam krenar për atë që kam bërë. Mendoj se ky sezon do të jetë i vështirë, por do të përpiqem të jem gjithnjë e më mirë, – pohoi sulmuesi transalpin, që po rikthehet nga një problem fizik, i cili e ka lënë jashtë ndeshjeve të fundit.

– Dua të arrij edhe më shumë dhe të fitoj përsëri kampionatin spanjoll. Ky është një çmim shumë i rëndësishëm për mua. Do të doja të falënderoja shokët e mi për ndihmën e tyre. Pa ta nuk do të kishte asgjë. Kundërshtarët tanë po përpiqen ta kalojnë Real Madridin në luftën për titull, të shohim se çfarë do të ndodhë këtë sezon”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit