Berat Gjimshiti largohet nga Serie A pas 9 vitesh? Vjen thirrja e pasur nga Katari!

24 Korrik 2024
22:27
Telesport
back button

Karriera e Berat Gjimshitit mund të vazhdojë në Katar. Mbrojtësi shqiptar i Atalantës në fakt është kërkuar nga Al-Rayyan dhe tashmë janë duke u zhvilluar disa kontakte mes palëve.

Pas gjashtë sezoneve radhazi në Atalanta dhe nëntë sezoneve në Itali, Gjimshiti mund t’i thotë lamtumirë Serisë A dhe të transferohet në Katar.

Në fakt janë duke u zhvilluar disa kontakte që mbrojtësi i lindur në vitin 1993 të kalojë te Al-Rayyan. Ai ende nuk ka dhene “ok’ finale per te bere kete kalim por oferta sa i perket kontrates dhe rroges duket te jete e majme.

Vleresimi i kartonit nga Atalanta shkon ne 10 mln euro. Priten zhvillime te tjera dhe nese do te mbyllet ky akord mes palëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit