Bergomi “pa frena”: Ky Inter mund të arrijë nivelet e Real Madridit dhe Manchester City

6 Maj 2024
11:48
Alfred Lleshi
back button

Beppe Bergomi është intervistuar nga “Corriere della Sera” në specialen kushtuar fitores së titullit të 20-të (yllit të dytë) të Interit: “Në një renditje hipotetike të triumfeve të zikaltërve, ku e vendos arritjen e yllit të dytë? Shumë lart. Ka shumë punë pas këtij triumfi, i cila zgjati katër vite, si më parë”.

Lojtari ikonë i këtij Interi?
Unë them Lautaro. Vitet e fundit, kur nuk shënonte, trishtohej. Tani është vërtet i dobishëm për ekipin. Ai ka fituar statusin e lidershipit të veçantë në ekip.

Interi është shumë superior apo konkurrenca në Serie A mbetet shumë e dobët?
Nuk ka një hendek të madh midis skuadrave të Interit dhe Milanit. Zikaltrit punuan mirë. Mendoj për krizën në rezultate një vit më parë dhe Dimarco duke thënë: Ne shikuam njëri-tjetrin, folëm, u sqaruam.

A e fshin ylli i dytë dhimbjen e eliminimit në Champions League?
Unë nuk e shoh eliminimin si negative, fokusi ishte te kampionati. Dhe pastaj Interi nuk është ende në nivelin e Manchester City apo Real Madridit. Megjithatë, mund të arrijë në këto nivele.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit