Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i ka thurur elozhe larta për Lisandro Martinez-it të Manchester United pas humbjes së skuadrës së tij në finalen e FA Cup.
Djajtë e Kuq mundën Citizens 2-1 dhe fituan FA Cup për herën e 13-të të duke u hakmarrë për humbjen e tyre ndaj Cityt në të njëjtën fazë vitin e kaluar.
Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo shënuan për United në pjesën e parë përpara se Jeremy Doku të realizonte një gol të vonë për Cityn.
Lisandro Martinez në veçanti, ishte në formë frymëzuese, duke neutralizuar Erling Haaland.
Guardiola lavdëroi argjentinasin pas ndeshjes, duke e konsideruar atë si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë.
“Lisandro Martínez është mes pesë qendërmbrojtësve më të mirë në botë. Ai bëri diferencën në këtë ndeshje”, tha ai.