“Bëri një gabim që zgjodhi PSG-në”, Van der Vaart: Tani do ta kuptojë rëndësinë e zgjedhjeve

27 Mars 2022
19:56
Denis Hakanaj
back button

Pas miqësores së fituar 4-2 nga Holanda kundër Danimarkës, ish-mesfushori holandez Rafael Van der Vaart, sot komentues sportiv për televizionin holandez, ka folur për Georgino Wijnaldum e Steven Berghuis.

Dy lojtarët po kalojnë momente të ndryshme në karrierat e tyre.

“Wijnaldum ka gabuar duket zgjedhur PSG-në, ndërsa Berghuis ka bërë një zgjedhje shumë të mirë duke u transferuar nga Feyenoord tek Ajax. Tani, Georgino do ta kuptojë pse të bësh zgjedhjen e duhur është kaq e rëndësishme”, ka thënë Van der Vaart.

Wijnaldum, i cili ka shënuar 3 gola në 31 ndeshjet me francezët në këtë sezon, nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij për mungesën e hapësirave në këtë sezon te parisienët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit