Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, sot është në konferencë për shtyp në prag të sfidave të Nations League kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
I pyetur për listën dhe sidomos për mungesat, tekniku i kuqezinjve u shpreh: “ARmando Broja nuk është në listë, sepse ka probleme fizike. Ne pritëm deri në fund. Edhe dje ishim në konsultime me klubin. Ai do të nisë një trajtim. Më vjen keq për të. Në vend të Brojës kemi zgjedhur Uzunin”.
Stlbinho tha disa fjalë edhe për arsyet se pse ka zgjedhur të lë jashtë ekipit kombëtar një portier senator si Etrit Berisha. “Aventura e tij nuk ka mbaruar. Për momentin ai është pa një skuadër dhe nuk është në formën e tij më të mirë”.
“Brajan Gruda? Një sektor specifike në Kombëtare është të mbledhë talente. Nuk është një punë sekrete. Gruda ka dy kombësi dhe mund të përfaqësojë kë të dojë. Nuk mund të them ekzaktësisht se çfarë po bëjmë, por po bëjmë një punë të mirë për këtë”.
“Nations League është një kompeticion i rëndësishëm. Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia janë të forta dhe kjo do të tregojë se çfarë jemi të aftë të bëjmë. Zeka dhe Spahiu janë ftuar për herë të parë. Nuk do të bëjmë eksperimente. Do zbresim në fushë me zemër për të përfaqësuar flamurin dhe kombin”.