Berisha zbulon sekretin: Ja si arrita ta prisja penalltinë e Insigne-s

7 Maj 2022
18:49
Denis Hakanaj
back button

Etrit Berisha i ka pritur një penallti Lorenzo Insi gne-s, por nuk ka arritur të shmangë humbjen e Torino-s kundër Napoli-t: “Kam studiuar mënyrën e tij të gjuajtjes, 5-6 të fundit i ka gjuajtur në cep dhe fort. kam qenë me fat”.

Ndeshja: “Kemi luajtur si të barabartë, në pjesën e parë nuk më është dashur të bëj ndërhyrje. Ata kanë lojtarë që bëjnë diferencën dhe është parë. Napoli është skuadra më e foertë që kam parë, në pjesën e dytë ka qenë e të vërtetë e vështirë”.

Penalltia e pritur nga Berisha VIDEO

E ardhmja: “Jam në Torino dhe e ardhmja shpresoj të jetë këtu. Dua të qëndroj për ta ndihmuar këtë skuadër që mund të bëjë gjëra të mëdha.

“Një notë? Përpiqem të jap gjithmonë maksimumin; është për të ardhur keq pë pikët e humbura, mund të ishim në garë për Europën. Na ka munguar diçka, tani duam ta mbyllim mirë”.

Rinovimi i Belotti-t: “Është një djalosh i jashtëzakonshëm, ka bërë shumë për Torino-n dhe shpresoj që të qëndrojë. Është vendimi i tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit