Berlusconi: I duam të krehur, të shkolluar dhe pa mjekër

15 Nëntor 2019
15:48
Denis Hakanaj
back button

Monza e Silvio Berlusconi-t po dominon deri tani grupin A të Serisë C.

Bardhekuqtë kanë marr 33 pikë në 14 ndeshjet e para të kampionatit, shtatë më shumë se Renate, ndjekësja më e afërt. Berlusconi, ish-numri një i Milan-it, ka folur për eksperiencën e tij në drejtim të Monza-s në Maurizio Costanzo Show.

“Është një argëtim që i kemi dhuruar vetes unë dhe Galliani. Duam një skuadër me lojtarë të rinj italianë, mundësisht me shkollë të lartë”.

“Lojtarët tanë duhet të futen në fushë të krehur, pa mjekër dhe pa tatuazhe. Duhet të kenë një marrëdhënie të mirë dhe të jenë  të sjellshëm me të tjerët: arbitrat, kundërshtarët dhe publikun”, ka thënë Berlusconi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit