Bernardo këshillon 120 milionëshin: “Duhet të vish te Manchester City”

9 Qershor 2024
11:36
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Manchester Cityt, Bernardo Silva pranon se ka folur me shokun e skuadrës së Portugalisë, Joao Neves për të ardhmen e tij.

Talenti i Benfica-s kërkohet nga Manchester United.

Por Bernardo ka zbuluar: “I thashë të transferohej te Manchester City.

“Nuk është e lehtë, ai është një lojtar që për shkak të suksesit të tij sezonin e kaluar, ka shumë klube pas tij.

“Si portugez dhe lojtar, e vlerësoj atë, do të doja ta kisha në ekipin tim, por dua më të mirën për të. Nuk kam nevojë ta bind.

“Joao Neves është tashmë bindës në mënyrën e tij të punës dhe me energjinë që ai sjell në fushë. Është e kuptueshme pse shumë klube e duan”.

Kontrata e Neves me Benfica-n zgjat deri në verën e vitit 2028.

Vlera e 19-vjeçari në merkato është 55 milionë euro, por ai ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh dhe kjo është e vetmja shumë që do të bindë Benfica-n për ta lënë të lirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit