“Cili është kujtimi më i mirë që keni nga Cristiano Ronaldo?” Një pyetje, që fsheh një mori përgjigjesh dhe kujtimesh të pashlyeshme në lidhje me karrierën e CR7, mes Portugalisë, Anglisë, Spanjës dhe Italisë, deri më sot. Sulmuesi portugez 39-vjeçar luan për Al-Nassr, në Ligën Pro Saudite, por pikërisht në këtë moment ndodhet në Gjermani për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian 2024 me kombëtaren e tij.
“Ndoshta një nga ‘hat-trick’ në Ligën e Kampionëve. Ju e dini, ato gjysmëfinale kundër Bayernit, një nga ato ndeshje dhe ai ishte gjithmonë aty. Kështu që mendoj se kur ai shënoi ‘hat-trick’, nëse nuk gaboj kundër Bayern Munich (4-2 në 2017), ishte çmenduri”, – ishte përgjigja e Bernardo Silva, ‘playmaker’ i Manchester City dhe shoku i kombëtares së Ronaldos, për ‘ESPN UK’.
Sidoqoftë, ka një tjetër ‘hat-trick’ që ka hyrë në histori dhe tifozët e Juventusit e mbajnë mend në mënyrë të përsosur, pikërisht ai kundër Atlético Madridit në Ligën e Kampionëve.
“Kur Atletico Madridi mendoi se ishte kualifikuar, më pas erdhi ndeshja e kthimit, ku Ronaldo përmbysi gjithçka me tregolëshin e tij. Goli me goditje nga lart kundër Juventusit ishte vërtet i bukur”, – kujtoi lojtari i Pep Guardiolës.