“Bernardo Silva te Barcelona? Nuk ka asnjë negociatë për këtë. Cancelos i duhet një marrëveshje”

10 Qershor 2024
13:44
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, me rastin e turneut të golfit “Legends Trophy”, një kompeticion i luajtur vetëm dhe ekskluzivisht nga ish-futbollistë, i sponsorizuar nga vetë ai, iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në sallën e konferencës për shtyp. Duke filluar nga Bernardo Silva.

Mesfushori i gjithanshëm portugez ka qenë i lidhur me Barcelonën në sezonet e fundit, ka pasur spekulime për një largim të mundshëm të afërt të tij nga Manchesteri. Lidhur me këtë, vetë trajneri i “qytetarëve” ka ndërhyrë për të rivendosur rendin: “Nuk kemi marrë asnjë telefonatë nga Barça apo klube të tjera. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, shpresoj të qëndrojë me ne te Manchester City”.

Një tjetër “kuti e Pandorës” e hapur mes dy klubeve është ajo e Joao Cancelo, në të cilin klubi Azulgrana dëshiron të llogarisë edhe sezonin e ardhshëm, por i përket klubit anglez: “Ne do të ulemi në tavolinë, sidurisht do të diskutohet e ardhmja e tij mes dy klubeve.

Ai është një nga lojtarët tanë dhe, nëse nuk gjen marrëveshje, do të duhet të kthehet në përgatitjet parasezonale. Nëse dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe klubet gjejnë një marrëveshje për këtë, do të vazhdojë karrierën e vet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit