Janë luajtur sot në mbrëmje dy ndeshje të javës së 8-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Kampionët e Besëlidhjes fituan 83-76 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje të vështirë për lezhjanët. Gjithcka u vendos në periodën e tretë për Besëlidhjen, ku u dallua Hamati (26 pikë).
Në “Fahrie Hoti”, skuadra e Teutës mundi 83-76 Tiranën, sfidë emocionuese dhe e hapur deri në fund. Edhe pse Teuta u shkëput ndjeshëm, bardheblutë e ngushtuan diferencën në fund, por pa mundur të fitojnë. Andrews me 22 pikë ishte më i miri për durrsakët, ndërsa 26 pikët e Hysenagollit mbetën për statistikë.
Në takimet e Kategorisë së Parë, vijon dominimi i ekipit të Elbasanit, që udhëheq renditjen me 16 pikë të plota. Elbasani fitoi 92-69 ndaj Flamurtarit në Vlorë. Në takimet e tjera, Partizani mundi 95-81 Pogradecin, ndërsa Fieri Basket triumfoi 71-66 ndaj Skënderbeut.
Superliga-Meshkuj, java e 8-të
Besëlidhja – Vllaznia, 83-76
Tirana – Teuta, 76-83
Kamza Basket – Apolonia, 9 dhjetor
Renditja: Besëlidhja 16 pikë, Teuta 13 pikë, Tirana 11 pikë, Kamza Basket 10 pikë, Vllaznia 10 pikë, Apolonia 9 pikë.
Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 8-të
Fieri Basket – Skënderbeu, 71-66
Partizani – Pogradeci, 95-81
Flamurtari – Elbasani, 69-92
Renditja: Elbasani 14 pikë, Partizani 13 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Fieri Basket 10 pikë, Flamurtari 9 pikë, Pogradeci 7 pikë.