Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë për një vend në play off

15 Mars 2024
8:47
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e javës së 17-të të Suoperligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja vijon të komandojë renditjen edhe pas fitores 101-60 ndaj Apolonisë. Hamati me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për lezhjanët.

Fitore të lehtë korri edhe Tirana kampione, që mundi 104-63 Fieri Basket jashtë fushe. Miqtë e komanduan gjatë gjithë kohës ndeshjen, ku u dallua Robinson me 23 pikë, mbështetur nga Davis e Strazimiri, me nga 20 pikë secili.

Një moment të mirë në kampionat po kalon Teuta, që mundi 115-72 Skënderbeun e vendit të fundit në Korcë. Dyshja Bacon-Turner realizuan 51 pikë se bashku për durrsakët, që konfirnojnë vendin e tretë në renditje.

Sfidë e fortë për vendin e katërt, ku Kamza Basket e Vllaznia kanë pikë të barabarta. Kamzalinjtë fituan 108-86 ndaj Elbasanit (Namdar 24 pikë), ndërsa shkodranët mundën 90-72 Flamurtarin në Vlorë (Wilkins 25 pikë e Saab 24 pikë).

Superliga-Meshkuj, java e 17-të

Skënderbeu – Teuta, 72-115

Flamurtari – Vllaznia, 72-90

Fieri Basket – Tirana, 63-104

Elbasani – Kamza Basket, 86-108

Besëlidhja – Apolonia, 101-60

Partizani (pushim)

Renditja: Besëlidhja 30 pikë, Tirana 28 pikë, Teuta 27 pikë, Kamza Basket 26 pikë, Vllaznia 26 pikë, Apolonia 24 pikë, Elbasani 21 pikë, Partizani 20 pikë, Flamurtari 20 pikë, Fieri Basket 17 pikë, Skënderbeu 16 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit