Besëlidhja nuk zhgënjen ndaj Partizanit, Tirana dhe Teuta sfidë për vendin e dytë

25 Mars 2024
12:32
Telesport
back button

Java e 18-të e Superligës në basketboll për meshkuj nuk ka dhuruar surpriza. Tirana kampione fitoi 96-73 ndaj Kamza Basket në fushën e saj, duke mbrojtur vendin e dytë. Takim i komanduar nga bardheblutë, ku u dallua Robinson me 22 pikë e 11 rebound.

Në krye të renditjes qëndron si gjithnjë Besëlidhja, që mundi 81-61 Partizanin në kryeqytet. Ndeshje që u vendos më së shumti në periodën e fundit, ku lezhjanët u shkëputën dhe fituan falë 17 pikëve të Eldi Hysa.

Me pikë të barabarta me Tiranën në vendin e dytë ndodhet edhe Teuta, që triumfoi 125-94 ndaj Fieri Basket. 6 lojtarë të ekipit durrsak realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Bacon me 26 pikë, si dhe Gorea e Small me nga 23 pikë secili.

Në fushën e tij fitoi edhe Flamurtari, që mundi 89-71 Elbasanin, duke shpresuar ende për një vend në Superligë sezonin tjetër (Mohr me 35 pikë shënuesi më i mirë). Ndërsa Vllaznia fitoi në sekondat e fundit 86-84 ndaj Apolonisë (Saab 29 pikë).

Superliga-Meshkuj, java e 18-të

Flamurtari – Elbasani, 89-71

Tirana – Kamza Basket, 96-73

Fieri Basket – Teuta, 94-125

Besëlidhja – Partizani, 81-61

Apolonia – Vllaznia, 84-86

Skënderbeu (pushim)

Renditja: Besëlidhja 34 pikë, Tirana 31 pikë, Teuta 31 pikë, Kamza Basket 29 pikë, Vllaznia 29 pikë, Apolonia 27 pikë, Partizani 23 pikë, Flamurtari 23 pikë, Elbasani 22 pikë, Fieri Basket 19 pikë, Skënderbeu 17 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit