Besëlidhja shkruan historinë, mposht Tiranën dhe fiton Kupën e Federatës

25 Shtator 2022
21:15
Telesport
back button

Kupa e Federatës në basketboll për meshkuj, zhvilluar për tri ditë me radhë në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës, është mbyllur me një surprizë. Skuadra e Besëlidhjes, debutuese këtë sezon në Superligë, është shpallur fituese e këtij eventi.

Kjo është hera e parë në historinë e basketbollit shqiptar që skuadra lezhjane fiton një trofe me ekipin e të rriturve. Në finalen e Kupës së FSHB-së, ekipi i Besëlidhjes mposhti 100-97 Tiranën, duke ngritur lart trofeun dhe duke festuar me meritë këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Një ditë më parë, ekipi lezhjan mposhti Teutën kampione, ndërsa tashmë befason edhe Tiranën, duke treguar se këtë sezon do të ketë shumë pretendime në kampionat. Një ndeshje që dhuroi emocione e rivalitet deri në fund, me Besëlidhjen që arriti një fitore të merituar.

Të dyja ekipet dueluan fort për fitoren, në një ndeshje që ishte spektakolare në parket. Herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri, në një ndeshje të hapur deri në momentin e fundit. Gjithsesi, në fund skuadra lezhjanë ioshte më e saktë, duke korrur një fitore të madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit