Besëlidhja “turpëron” Tiranën në finalen e Superkupës, merr trofeun e parë sezonal

9 Tetor 2024
8:22
Telesport
back button

Besëlidhja në basketboll për meshkuj u shpall fituese e Superkupës, pas fitores ndaj Tiranës në finale, me rezultatin e thellë 100-57. Një ndeshje pa histori, e komanduar gjatë gjithë kohës nga lezhjanët, që e merituan fitoren.

Për skuadrën kampione kjo ishte një hakmarrje për finalen e Kupës së Federatës humbur 10 ditë më parë. Besëlidhja u shkëput që në 10-minutëshin e parë, duke treguar forcën në parket, një ekip krejt ndryshe nga ai i sfidës së kaluar.

Tirana nuk pati asnjë shans të rivalizojë, duke qenë gjatë gjithë kohës në ndjekje të lezhjanëve. Angle me 18 pikë e Hamati me 15 pikë e 10 rebound ishin dy lojtarët më të mirë të Besëlidhjes, që korri kështu trofeun e parë sezonal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit