Beteja mes La Ligës dhe dy të mëdhenjve për markën ‘El Cásico’! Tentativa e Perez dhe Laporta

25 Janar 2023
19:53
Telesport
back button

Real Madridi dhe Barcelona synojnë të regjistrojnë markën ‘El Clasico’ për të shfrytëzuar përfitimet e saj ekonomike në nivel ndërkombëtar, një propozim që bie ndesh me synimet e La Ligës. Burime të LaLiga-s kanë saktësuar për SPORT se të dy klubet ende nuk e kanë regjistruar zyrtarisht markën ‘El Clasico’, pavarësisht synimit të tyre për ta bërë këtë.

“Ajo që kanë bërë të dyja klubet është që kanë kërkuar regjistrimin e markës “El Clasico” në një sërë territoresh si Spanja, Bashkimi Europian, Brazili, Meksika apo Singapori, por nuk i është dhënë”, zbulojnë ata nga zyrat e organizata që kryeson Javier Tebas.

LaLiga siguron që marka ‘El Clásico’ është “gjerësisht e mbrojtur ndërkombëtarisht” dhe se procesi në bazë të të cilit të dy klubet përpiqen të regjistrojnë markën e përmendur në emrin e tyre është në studim.

“LaLiga ka paraqitur kundërshtimin e saj ndaj këtij regjistrimi”, konfirmojnë burimet e LaLiga.  Nëse propozimi i të dy klubeve përparon, si Barça ashtu edhe Real Madrid mund të përfitojnë nga miqësoret që mund të luajnë ose të hapin tregun e tyre të përbashkët të biznesit, duke shfrytëzuar imazhin e këtyre përballjeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit