Betejë e fortë për yllin e kombëtares spanjolle, Manchester City hyn në garë me ofertën e bujshme

26 Korrik 2024
11:25
Telesport
back button

Mesfushori me tipare sulmuese i Leipzig, Dani Olmo, duket se do të jetë ylli i merkatos së kësaj vere. Tri golat e shënuara në Euro 2024 si dhe paraqitja e mirë, që kulmoi me fitimin e trofeut, kanë bërë që disa nga ekipet “big” në Europë të kërkojnë 26-vjeçarin spanjoll.

Pas ofertës, së refuzuar nga Leipzig, të bërë dje nga Barcelona (40 milionë + 20 milionë bonuse), sot ka qenë radha e Manchester City të bëjë hapin e tij. Ekipi kampion në Premier League ka shfaqur një interes konkret duke formuluar ofertën e tij për ish-lojtarin e Dinamo Zagreb.

Skuadra gjermane kërkon 60 milionë euro për lojtarin spanjoll, shumë të cilën “citizens” janë gati ta paguajnë. Duke parë vështirësitë financiare që ka ekipi spanjoll dhe përgjigjen që Leipzig u ktheu atyre, mësohet se Manchester City ka ofruar 45 milionë euro si dhe lojtarë në shkëmbim të Dani Olmo.

Ende nuk ka ardhur një reagim nga Leipzig për lojtarin, që duket se po vlerëson me kujdes ofertat. Madhe ata presin edhe një ofertë nga Bayern Mynich, klubi i tretë që ka lëvizur për spanjollin edhe pse për momentin duket një garë dyshe mes City e Barça. Në fund do të dëgjohet edhe fjala e lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit