Bie edhe Sh.K.B.Tirana, Flamurtari triumfon në kryeqytet dhe rihap kampionatin

15 Dhjetor 2018
20:00
Telesport
back button

Bie edhe kështjella e fundit, ajo e skuadrës së Sh.K.B.Tirana, e cila deri më sot rezistonte pa asnjë humbje në kampionatin e basketbollit për femra. Skuadra kryeqytetase u mund sot pasdite 93-75 nga Flamurtari, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të dhe të fundit të fazës së parë, e luajtur në kryeqytet. Një rezultat disi surprizues, duke qenë se bardheblutë patën fituar sfidën e parë në Vlorë, por këtë herë erdhi hakmarrja e basketbollisteve mike, që i kthyen reston në Tiranë.

Ndeshja ishte e një niveli të lartë, mes dy prej ekipeve më të mira në vend, që dueluan fort për fitoren në të katërta periodat. Kjo e bëri sfidën shumë emocionuese, duke e lënë të hapur emrin e fitueses deri në fund. Tirana pësoi kështu ndalesën e parë, ndërsa Flamurtari tregoi se humbjet e xhiros së parë ishin një rastësi, një ekip që e ka rritur ndjeshëm nivelin në sfidat e kthimit. Fitorja rihap kampionatin, pasi tashmë distanca mes Sh.K.B.Tiranës dhe ndjekësve ngushtohet në dy pikë.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra Grupi A, java e 10-të (14 dhjetor)

Elbasani – Studenti, 60-66

Vllaznia – Sh.B.Tirana, 60-82

E shtunë, 15 dhjetor

Sh.K.B.Tirana – Flamurtari, 75-83

Renditja: Sh.K.B.Tirana 19 pikë (9/1), Flamurtari 17 pikë (7/3), Sh.B.Tirana 17 pikë (7/3), Vllaznia 15 pikë (5/5), Studenti 12 pikë (2/8), Elbasani 10 pikë (0/10).

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit