Bielsa bën merkaton e Leeds, do ish-lojtarin e Juventus-it

12 Gusht 2020
19:44
Denis Hakanaj
back button

Leeds United është kthyer në Premier League pas një mungese 16-vjeçare.

Klubi anglez, gjithsesi, nuk kënaqet me kaq dhe ka filluar punën për t’i vënë në dispozicion trajnerit Bielsa një skuadër cilësore.

Trajneri argjentinas kërkon një lojë fizike dhe sulmuese. Kështu që është natyrshme të kërkojë lojtarë specifik për lojën e tij.

Sipas Marca-s, ish-trajneri i Athletic Bilbao-s ka vënë në në shënjestër një njohje të vjetër të Serisë A.

Bëhet fjalë për Mauricio Isla-n. Mbrojtësi kilian ka luajtur në Itali me fanellat e Udinese-s, Juventus-it dhe Cagliari-t.

Aktualisht është liruar nga kontrata me Fenerbahce-n dhe është në kërkim të një skuadre të re. Për të interesohen edhe Betis me Valencia-n.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit