Bierhoff për titullin në Serie A: Zemra ime rreh për Milanin, ngjashmëri me vitin 1999

20 Maj 2022
11:00
Alfred Lleshi
back button

Në vitin 1999 ai ishte një nga protagonistët absolut të titullit të fituar me “fotofinish” nga Milani kundër Lazios. Ekskluzivisht për GOAL, Oliver Bierhoff ka shprehur ndjenjat e tij para ndeshjes së fundit të kampionatit të Serie A.

Një e diel zjarri, që mund ta projektojë Milanin në çatinë e Italisë pas 11 vitesh nga triumfi i fundit trengjyrësh. Ish-sulmuesi gjerman sheh ngjashmëri të dukshme mes këtij viti dhe atij që rezultoi me fitimin e titullit kuqezi me Alberto Zaccheroni në stol:

“Ka ngjashmëri me vitin 1999. Milani vinte nga dy vite të këqija dhe nuk u pa si favorit. Gëzimi në fund ishte i madh. Këtë herë, Milani nuk e ka fituar titullin që nga viti 2011″.

Kuqezinjtë po rivalizojnë për titullin me Interin deri në sekondën e fundit. Kjo është skuadra që më 1993 e rekrutoi Bierhoff-in, edhe pse nuk mundi ta aktivizonte kurrë: “Interi më mori nga Salzburgu në vitin 1993 me një kontratë 3-vjeçare, por për shkak të Darko Pancev dhe Matthias Sammer, vendet rezervuara për të huajt tashmë ishin zënë.

Prandaj më huazuan direkt tek Ascoli. Është çmenduri që shtatë vite më vonë përfundova në Milano, pasi luajta për Udinese. Ndër dokumentet e mia është një kontratë me Interin dhe me Milanin. Megjithatë, zemra ime rreh për Milanin, sepse përvoja atje ishte vërtet e veçantë”.

Te kuqezinjtë, Bierhoff luajti 119 ndeshje dhe shënoi 44 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit