“Big”-ët e futbollit italian sfidohen për sulmuesin 60 mln euro

6 Dhjetor 2018
22:56
Denis Hakanaj
back button

Federico Chiesa është një objektiv i Juventus, Inter dhe Napoli, por Fiorentina kërkon 60 milionë euro. 21-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më premtues të futbollit italian.

Juventus është vënë në lëvizje për lojtarin që verën e kaluar dhe ish-drejtuesi i bardhezinjve Beppe Marotta, që do të transferohet tek Inter, e pëlqen shumë sulmuesin.

Oferta e Napoli-t u refuzua verën e kaluar dhe, sipas "Corriere dello Sport", të tre ekipet mbeten të interesuar, me të përditshmen italiane që ka shkruar se Fiorentina do të kërkojë të paktën 60 milionë euro.

Juventus ka filluar punën në prapaskenë, ndërsa presidenti i napoli-t, Aurelio de Laurentiis, ka një marrëdhënie shumë të mirë me vëllezërit Della Valle.

Strategjia e Inter bazohet te Marotta, që ka negociuar për Chiesa-n verën e kaluar dhe ka një marrëdhënie të mirë me klubin vjollcë pas marrëveshjeve të arritura për Marko Pjaca dhe Federico Bernardeschi.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit