BILD | Bayern ka gati goditjen me parametra zero po nuk rinovoi Coman!

13 Dhjetor 2021
17:43
Telesport
back button

Duke qenë se paratë mungojnë për shkak të Covid-19, sigurisht që merkato e ardhshme gjithashtu do të jetë pak më ndryshe nga ajo që kemi parë në vitet e fundit.

Shembulli ishte vera që kaloi ku pati jo edhe aq shumë manovra. Logjikohet më shumë mbi parametrat zero dhe shkëmbime, se sa investime të vërteta…

Sipas raportimeve nga Bild, Bayern do të konsideronte opsionin Ousmane Dembélé në rast të mos rinovimit të kontratës së Kingsley Coman.

Situata në lidhje me francezin është ende e bllokuar dhe kontrata e tij është pranë skadimit.

Ndaj bavarezët kanë tashmë planin rezervë duke synuar francezin e Barcelonës, edhe me kontratën që përfundon më 30 qershor dhe me negociatat e rinovimit që po zvarriten shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit