“Bild” gjen lojtarin që nuk flet me askënd te Bayern: Izolohet në vetmi, Tuchel e dëmtoi

3 Shtator 2024
14:51
Telesport
back button

I transferuar dy vite më parë si mbrojtësi më i mirë në Serie A, Kim Min-jae ende nuk e ka gjetur ritmin e tij te Bayern. Koreani-jugori deri tani duket si një lojtar pa busullë.

Ka raste që bën gabime të pafalshme në pozicionim, kërkon duele që mund të shmangen dhe nuk është mësuar ende me sistemin me dy qendërmbrojtës, ngaqë më parë ka luajtur me tre.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, arsyeja e kësaj ngecjeje është se Kim dallohet si një person i izoluar nga ekipi. Duke qenë se është shumë i turpshëm, ai nuk komunikon me shokët e skuadrës.

Trajneri Tuchel nuk e ka ndihmuar për këtë gjatë sezonit të kaluar, sepse nuk i ka qëndruar pranë. Duke e parë sesa i vetmuar është, Kompany po punon ndryshe. Ai flet shumë me mbrojtësin dhe po e ndihmon të përshtatet në Mynih, gjë që deri tani nuk ka ndodhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit