BISEDA: Upamecano kapet “mat” me Flick dhe Rummenigge

26 Janar 2021
18:58
Eraldo Harlicaj
back button

Mbrojtësi Dayot Upamecano kërkohet nga shumë klube. Ata angleze, por dhe nga kampionët e Gjermanisë, Bayern Munchen. Lojtari i Leipzig është më i joshur nga skuadra kampione e Bundesligës.

Ai dëshiron të kalojë te gjigantët e Gjermanisë, pasi e njeh kampionatin dhe do ta kishte më të lehtë përshtatjen. Jerome Boateng është drejt largimit, po ashtu dhe Alaba. Upamecano do ta kishte më të thjeshtë vendin e titullarit.

Mediet gjermane bëjnë me dije se lojtari ka folur me trajnerin Hansi Flick por dhe me Karl-Heinz Rummenigge. Një sinjal i qartë se gjërat janë drejt konkretizimit dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit