“Bisha” Akinfewa mbron “bukuroshin” e Premier League: Lëreni të qetë të…

22 Qershor 2022
16:51
Denis Hakanaj
back button

Të gjithë duan të thonë diçka për Jack Grealish. Futbollisti i City-t duket se është bërë objektivi i ri i tabloidëve, të cilët e ndjekin në pushime dhe publikojnë fotot e tij me miqtë.

Një situatë që, siç shpjegoi Stan Collymore, po e shndërron atë pak në Gascoigne të ri, ose lojtarin e persekutuar nga paparacët në kërkim të një historie për faqen e parë.

Por nëse ish-sulmuesi i Liverpool e ka këshilluar Grealishin të ndryshojë stilin e jetës, vjen një koleg që e mbron atë me një shpatë të mprehtë. Dhe lojtari i Guardiolës ka gjetur një aleat… vërtetë kafshëror.

Bisha dhe Grealish

Adhuruesit e futbollit në mbarë botën e njohin atë si The Beast, “Bisha” dhe mjafton të shihet fiziku i tij i madh për të kuptuar pse. Adebayo Akinfenwa është një personazh i famshëm i futbollit anglez, pavarësisht se nuk ka luajtur kurrë asnjë minutë në Premier League.

Dhe duke folur për TalkSport, ai i doli në mbrojtje Grealish-it në polemikat rreth tij. “Mjaft, mjaft. Është i ri dhe shumë i zoti në sportin që bën. Sezoni ka mbaruar, kështu që tani shkruajnë se atij i pëlqen të dalë dhe të festojë në mbrëmje.

“Dhe ndoshta po, por kjo është në rregull, çdokush në moshën e tij do të kishte bërë të njëjtën gjë. Nëse nuk arrin maksimumin e asaj që mund të japë, do të ishte vetëm faji i tij, por këtu të gjithë duan të thonë fjalën e tyre”.

Një sezon i lodhshëm

Për Akinfenwa-n, Grealish ka të drejtë të bëjë pak qejf, e rëndësishme është që ai të jetë gati të punojë shumë kur vjen puna për të filluar nga e para.

“Në fund të sezonit, një sezon vërtet i lodhshëm, ai është në Las Vegas dhe po kënaqet. Kjo është ajo që duhet të bëjë dhe më pas të fillojë përsëri”. Me pak fjalë, talenti i City-t do të ketë të drejtë edhe për pak argëtim…

“Rruga e të gjithëve është e ndryshme nga ajo e të tjerëve. Dhe nëse Grealish-it i pëlqen futbolli sepse argëtohet dhe pastaj argëtohet edhe jashtë fushës, kjo është në rregull. Lëreni të jetojë jetën e tij!”. Një qëndrim që jo të gjithë në Angli do ta vlerësojnë. Por … më mirë të mos ia thonë në fytyrë Bishës!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit