Blanc: I është dashur pak kohë, por Sarri e ka kuptuar më në fund

10 Korrik 2020
15:53
Denis Hakanaj
back button

Adrien Rabiot po bind Juventus-in. Paraqitjet e mesfushor janë përmirësuar ndjeshëm në krahasim me ndeshjet e para të Serisë A.

Goli kundër Milan-it, një gol me të vërtetë magjik, ka qenë vetëm konfirmimi i progresit të francezit. Ai që ka pasur gjithmonë besim tek ish-ylli i PSG-së ka qenë Laurent Blanc.

“Ka cilësitë për të shënuar 10 gola në sezon. Dhe mund të përfitojë nga prania e Matuidi, sepse ai është një bishë”, ka thënë Blanc  për Tuttosport.

“Adrien nuk është më një fëmijë, por mbetet një djalosh 25-vjeçar. Me përjashtim të eksperiencës së shkurtër te Manchester City në moshën 14 vjeç, kjo për të është aventura e parë si i rritur larg shtëpisë larg Francës”.

“Ishte e pritshme që t’i duhej pak kohë për t’u përshtatur. Për të marrë maksimumin nga ai, duhet t’i japësh besim. Edhe unë kam pasur disa probleme me të në fillim te PSG, sepse ai donte të largohej. Mendonte se nuk do të luante mjaftueshëm me lojtarë si Verratti, Thiago Motta dhe Matuidi në ekip”.

“Unë isha i sigurt se do të siguronte një vend të rëndësishëm në ekip. Në fillim ia kam thënë, më pas kam kërkuar t’ia tregoj duke e aktivizuar shumë. Në fund mendoj se ai ka vlerësuar sinqeritetin tim dhe ka treguar gjithë talentin e tij”.

“E kuptoj Sarri-n: ne trajnerët nuk mund t’i kuptojmë lojtarët pas 5 minutash, ndonjëherë duhet më shumë kohë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit