Blerja e fundit e Interit mbërrin në Milano për vizitat, Solskjaer “e thumbon” (VIDEO)

17 Janar 2020
12:34
back button

Ashley Young ka zbarkuar mesditën e sotme në Malpensa të Milanos, me një avion privat, teksa menjëherë do të kryejë një pjesë të vizitave mjekësore në Humanitas dhe më pas në Komitetin Olimpik Italian për të marrë “dritën jeshile” të federimit…

Më pas, do të ndjekin vizita të tjera te Interi dhe do të vijë firma mbi kontratën deri në vitin 2021, sigurisht nëse gjithçka ka shkuar mirë. Young u ble nga Interi për shifrën modeste 1.5 mln euro. Sakaq, futbollisti do të fitojë 3.5 mln euro në sezon, nëse rinovon automatikisht për edicionin tjetër, pasi fillimisht do të firmosë për gjashtë muaj.

Sakaq, Ole Gunnar Solskajer ka folur për largimin e tij nga Manchester United: “Më vjen mirë për të, ka një mundësi të madhe. Por, në planet tona nuk përfshihej që një futbollist që në verë do të mbushë 35 vjeç të rinovonte për dy vite kontratën e tij. Ai bëri zgjedhjen që donte dhe e respektojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit