Blerja e talentit holandez i kushton shtrenjtë Barçës, 3 kampionë dalin në shitje

23 Janar 2019
20:03
Telesport
back button

Tifozët e Barcelonës mund të gëzohen me blerjen e taklentit holandez Frankie De Jong, por çdo lajm i mirë ka edhe një të keq nga pas. Klubi katalanas duhet të zëvendësojë shumën prej 90 milionë eurosh që do të paguajë në total për ardhjen e De Jong, parà të cilat do të dalin nga shitja e 2 apo 3 lojtarëve. Largime kampionësh që pritet të realizohen verën e ardhshme, kur dhe do të vijë talenti holandez.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, skuadra “blaugrana” ka vënë në listën e largimeve 3 lojtarë: Ivan Rakitic, Philippe Coutinho dhe Samuel Umtiti. Largimi i këtyre lojtarëve jo vertëm do të mbulojë faturën financiare që solli blerja e De Jong, por edhe do t’i mundësojë klubit katalanas që të investojë në të ardhmen, në afrimin e ndonjë talenti tjetër gjatë merkatos së verës.

Mësohet se De Jong pranoi të luajë në “Camp Nou”, pasi ka marrë garanci nga trajneri Valverde se do të jetë titullar. Çka do të thotë se disa nga lojtarët aktualë të ekipit të Barcelonës do të “hapin krahun” në fund të këtij sezoni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit