“Blerje cilësore ose asnjë, nuk dua lojtarë të dorës së dytë”

21 Korrik 2019
11:34
Telesport
back button

Fitorja 3-0 që Arsenal arriti sot ndaj Fiorentina në turneun amerikan ka kënaqur trajnerin Unai Emery. Megjithatë, spanjolli ka kërkuar disa përforcime cilësore tek Arsenali, në mënyrë që “topçinjtë” të rivalizojnë për titull sezonin e ri në Premier League.

Gjithsesi, trajneri spanjoll ka ngritur zërin, duke pohuar se nuk do të lejojë që klubi të bëjë blerje të “dorës së dytë”. Ai do të pranojë vetëm blerje cilësore, të lojtarëve që mund të bëjnë diferencën në skuadër dhe jo të ngrohin stolin.

Trajneri Unai Emery

Unë e di që disa nga lojtarët që kërkojmë janë të shtrenjtë, por jemi duke punuar që ata të vijnë në “Emirates”. Gjithsesi, sido që të shkojnë gjërat, nuk do të afrojmë blerje të dorës së dytë. Do të presim deri në fund për mundësitë që do të na krijohen”, u shpreh Emery.

Ne kemi një ekip të mirë dhe jam i kënaqur me grupin që kam në dispozicion. Kemi disa të rinj cilësorë që do të provohen këtë sezon, por presim edhe 1, 2 apo 3 blerje të tjera cilësore”, tha Emery. Ai pret që tek Arsenali të vijnë mesfushori Deni Ceballos dhe sulmuesi Wilfried Zaha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit