BLLOKOHET ABRAMOVICH DHE CHELSEA | “Ka ndihmuar Putin”. Zbulohen disa nga sanksionet që prekin klubin

10 Mars 2022
12:20
Telesport
back button

Ai kishte frikë prej tyre, e dinte se do të vinin dhe do ta godisnin. Sanksionet nga qeveria britanike kanë rënë si një rrufe mbi Roman Abramovich, i cili ka parë të gjitha asetet e tij të ngrira në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Chelsea-n.

Për t’i shmangur ato, nuk mjaftoi që ai të deklaronte publikisht se të ardhurat nga shitja e klubit do të shkonin për bamirësi, të dhuruara “për të gjitha familjet e viktimave të luftës në Ukrainë”. Atij iu dha një licencë e posaçme për të vazhduar aktivitetet që lidhen me fushën e futbollit (si drejtimi dhe administrimi i klubit, aspekte që ai i kishte transferuar tashmë te disa bashkëpunëtorë dhe në një fondacion pranë klubit), por një dispozitë e tillë bllokon gjithashtu çdo negociatë për shitjen e kompanisë londineze.

Nuk është i vetmi reflektim i menjëhershëm as për vetë miliarderin, as për klubin: ndalimi për të shkelur në territorin britanik dhe bllokimi i aseteve (që i referohet rreptësisht vetove të vendosura ndaj personit) i shtohet gjithashtu pamundësisë për te vizituar edhe Chelsea-n e tij apo për të bërë gjënë më të zakonshme për një ekip futbolli si shitja e biletave (vetëm mbajtësit e biletave sezonale do të mund të hyjnë në stadium), rritja e operacioneve të marketingut apo qofte edhe merkato ne dalje apo hyrje…

Manjati rus paguan për afërsinë e tij me Vladimir Putin, liderin e vendit të tij që ndezi luftën në Ukrainë. Mund t’i ketë siguruar atij lëndë të para të dobishme për prodhimin e tankeve të përdorura në pushtim, si dhe për financimin e fushatës ushtarake që filloi më 24 shkurt.

Në motivimet e treguara në dokumentin zyrtar ka një pasazh thelbësor që përcakton ish-ekzekutivin e lartë të Bluve “të lidhur me një person që është ose ka qenë i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës dhe në dobësimin dhe kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësise se Ukrainës, përkatësisht Vladimir Putin, me të cilin Abramovich ka pasur marrëdhënie të ngushta për dekada. Kjo marrëdhënie interesi i ka mundësuar atij të marrë përfitime financiare ose përfitime të tjera materiale nga Putini dhe qeveria e Rusisë.

Përveç Abramovich, Britania e Madhe ka futur në listën e zezë gjashtë oligarkë të tjerë duke përfshirë Alexei Miller, Andrei Kostin dhe Nikolai Tokarev – të gjithë të konsideruar si anëtarë të “rrethit të brendshëm” të shefit të Kremlinit.

Të gjithe përfunduan në kategorinë e objektivave strategjikë që duheshin goditur për të izoluar, dobësuar dhe rrethuar Rusinë në nivel ekonomik. “Ata kanë gjakun e popullit ukrainas në duart e tyre. Ata duhet të ulin kokën me turp,” shpjegoi Liz Truss, ministrja e jashtme e Johnson.

“Ne do të jemi të pamëshirshëm në ndjekjen penale të atyre që lejojnë vrasjen e civilëve, shkatërrimin e spitaleve dhe pushtimin e paligjshëm të aleatëve sovranë”, tha fjalët e ashpra të kryeministrit.

Henry Winter: Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pretendon se Roman Abramovich “është ose ka qenë i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës…nëpërmjet Evraz PLC, një kompani e prodhimit dhe minierave të çelikut…mbi të cilën Abramovich ushtron kontroll efektiv”. Qeveria pretendon lidhje të mundshme midis Evraz “dhe furnizimit me çelik për ushtrinë ruse”.

Licenca e ‘Rregullorja e Rusise’ e vendosur ndalon gjithashtu Chelsean të shpenzojë më shumë se 20 mije sterlina në çdo udhëtim jashtë fushe, gjë që shtron pyetje serioze për logjistikën e Ligës së Kampionëve, duke filluar me Lille jashtë fushe të mërkurën e ardhshme.

RREZIQET E CHELSEA- Sipas Rob Draper (Daily Mail) ka shumë gjëra për t’u tretur në orët në vijim te Chelsea. “Dhe sanksionet do të rishikohen në maj.
Por nëse në fund të gjithë kësaj do të përfundojnë në administrim, do të marrin 9 pikë penalitet ne renditje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit