Ish-legjenda e Kroacisë dhe Milan-it, Zvonimir Boban, ka kritikuar paraqitjen e Nicolo Barella-s në ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës.
“Italia ka pak, për të mos thënë asnjë, lojtarë të nivelit botëror. Donnarumma është një lojtar i madh në aspektin ndërkombëtar dhe kundër Spanjës e tregoi”, ka thënë Boban për Sky Sport.
“Barella në disa momente tregohet i madh, por jo gjithmonë. Ndonjëherë, nëse një lojtar ka guxim dhe personalitet, e tregon veten.
“Kjo nuk ka ndodhur, por e pranoj se ka qenë një ndeshje me të vërtetë e vështirë”.