Boksieri meksikan bën lëvijen e papritur, nxjerr vakant titullin kampion

30 Nëntor 2019
18:03
Telesport
back button

Boksieri meksikan Saul Canelo Alvarez, kampion bote në katër Divizione të ndryshme peshash, ka vendosur sot të heqë dorë nga titulli I kategorisë “super middleweight title” (pesha 76kg). Alvarez mbante titullin e kategorisë WBA, titull që tashmë është vakant. Lajmin e konfirmoi menaxheri Eddie Hearn, që tha se për titullin kampion e lënë bosh do të duelojnë Lennox Allen dhe John Ryder. Kjo lëvizje e Alvarez për të nxjerrë vakant titullin kampion ishte e pritshme, pasi duket se meksikani ka të tjera plane për të ardhmen. Gjithsesi, ende nuk dihet se cili do të jetë rivali i ardhshëm i meksikanit, që sfidën e fundit e zhvilloi më 2 nëntor të këtij viti, kur mundi Sergey Kovalev.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit