Probleme të vjetra me drejtësinë greke, boksieri Florian Marku përfundon në pranga në Gjermani

19 Dhjetor 2024
7:04
Telesport
back button

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga në Gjermani.  Mediat, që i referohen burimeve pranë familjes së boksierit, sqarojnë se Marku kishte udhëtuar për arsye personale më 9 dhjetor në vendin Europian, ku është bërë edhe ndalesa.

Ndalesa e boksierit shqiptar nga policia gjermane është bërë për disa çështje të vjetra të tij, që kanë lidhje me shtetin grek. Boksieri 32-vjeçar ishte në kërkim për një incident që ka ndodhur në shtetin Helen që kur ka qenë 18 vjeç.

Mësohet se aktualisht, Florian Marku ndodhet në një burg në Gjermani dhe pret për t’u transferuar në Greqi. Gjithsesi, një lajm ky që ka tronditur jo pak sportdashësit shqiptar, pasi bëhet fjalë për një sportist që ka arritur mjaft suksese në arenën ndërkombëtare.

Florian Marku (13 fitore, 1 humbje e 1 barazim në karrierë) jetonte prej vitesh në Angli së bashku me familjen e tij. ai nuk duelon që prej marsit të këtij viti, kur u mund nga Cris Congo. Edhe pse ka premtuar se do të rikthehet së shpejti kjo gjë nuk ka ndodhur ende.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit