Bologna pranon ofertën 55 milionë euro, zbulohet ekipi i ri i Calafiori-t

5 Korrik 2024
12:55
Denis Hakanaj
back button

Mbrëmjen e së enjtes, Arsenal-i i dërgoi Bologna-s ofertën zyrtare për Riccardo Calafiori.

Sipas asaj që raportohet nga Corriere dello Sport, Topçinjtë do të kishin vënë në tavolinë rreth 55 milionë euro, duke i bindur kështu kuqeblutë të thonë po.

Pas eliminimit të Italisë nga Europiani, negociatat u përshpejtuan ndjeshëm dhe anglezët dogjën një tjetër klub të Premier League si Chelsea, i cili ishte shumë aktiv në ish-Basel.

Në Angli flitet për një kontratë 4-vjeçare deri në vitin 2028 me një pagë rreth 4 milionë euro në vit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit