“Bomba irlandeze” dhe Ian Rush drejt altarit

6 Mars 2019
17:48
back button

Legjenda e Liverpool-it, Ian Rush, ka kërkuar dorën e të dashurës së tij që nga viti 2013-të, Carol Anthony. 

Këngëtarja, 22 vite më e vogël se ish-futbollisti, ka menduar se ka ardhur momenti që të hidhnin një hap tjetër pas një lidhjeje kaq të gjatë. Këtë e ka pranuar vetë Carol në një intervistë, ku ka thënë:

“Kemi qenë bashkë për një kohë kaq të gjatë. Por zyrtarizimi nuk përbën asnjë ndryshim, pasi ne gjithmonë e dinim se do të jemi së bashku për shumë kohë.”

“Kur ne udhëtojmë së bashku, Ian gjithmonë më prezanton si bashkëshorten e tij. Dy javë më parë, unë e korrigjova duke i thënë se nuk jam gruaja jote dhe ai më tha ‘ Po, por unë dua që ti të jesh. Kjo, nëse ti dëshiron të jesh?’”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit