Bonucci: Jemi në formë dhe jemi gati

15 Shkurt 2019
22:55
Denis Hakanaj
back button

Leonardo Bonucci ka folur për "Sky Sport" pas fitores 3-0 të arritur nga Juventus kundër Frosione-s: "Kujt ia dedikoj golin? Kanë qenë ditë shumë të bukura, ka ardhur në  jetë Matilda, një rreze drite më shumë për familjen tonë. Ia dedikoj asaj dhe gruas sime", ka thënë mbrojtësi. 

"Ia dedikoj edhe të gjithë atyre që kanë besuar tek unë, që më kanë qëndruar afër në këto dy vite shumë intensivë. Jemi në formë, kjo ndeshje na ka shërbyer për të qenë gati për të mërkurën, duhet të shkojmë në Madrid…". 

Bardhezinjtë do të kthehen në fushë të mërkurën në mbrëmje, kur do të luajnë ndeshjen e  parë të 1/8-ve të Champions League në fushën e Atletico Madrid. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit