“Bonucci? Simulon gjatë gjithë kohës”, ish-futbollisti: Mourinho? Nuk ka kuptim ajo që bën

20 Janar 2022
15:36
Denis Hakanaj
back button

Ish-mbrojtësi i Torino-s, Pasquale Bruno, ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera në të cilën ka folur për disa aspekte dhe personazhe të futbollit që nuk i pëlqejnë aspak.

Në veçanti, ish-futbollisti ka folur për Leonardo Bonucci-n dhe për Jose Mourinho-n.

Për trajnerin e Roma-s: “Roma është në vend të shtatë të renditjes dhe Mourinho fajëson arbitrat. A është e mundur? Po tani, nëse Milan nuk e fiton titullin, a ka kuptim të fajësohet Serra? Ka gabuar, mirë, por ka një limit për gjithçka. Të paktën Pioli është treguar i arsyeshëm”, ka thënë Bruno.

Për Bonucci-n: “Do të më pëlqente të arbitroja: do të kisha karakterin e duhur. Dhe do të ndëshkoja menjëherë simuluesit, edhe pse i njoh një për një. Të gjithë bërtasin dhe vënë duart në fytyrë edhe kur nuk i prek njeri. Shembulli është Bonucci: në Itali bën atë që do, me Kombëtaren e kanë ndëshkuar me të kuq në dy minuta”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit