BOOM: Man. United burgos De Gean, rinovimi i papritur milioner

16 Shtator 2019
16:12
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United dhe kapiteni David De Gea kanë arritur marrëveshjen mes tyre duke rinovuar kontratën deri në qershorin e 2023. Një lëvizje e papritur mes palëve, pasi mendohej se spanjolli do të largohej me parametra zero në fundin e sezonit. 

Titullari i “Djajve të kuq” nuk po kalon një sezon të mirë dhe drejtuesit dukeshin të pakënaqur me paraqitjet e tij. Ata kishin filluar të mendonin dhe zëvendësuesit për spanjollin, po duket se gjithçka ka qenë blof. De Gea nga krahu tjetër flirtoi me Juventusin për të rritur pazarin me United dhe ja doli mbanë. 

Kontrata e re e nënshkruar deri në qershorin e 2023 e bën atë një nga lojtarët më të paguar të Premier Leagues dhe një ndër portierët më të vlerësuar të Europës. Ai do të fitojë 13 milionë paundë në sezon, rreth 14 milionë euro. 28-vjeçari i është bashkuar United në vitin 2011 dhe po kalon sezonin e tij të 9 në “Old Trafford”. 

“Nuk e mendoja kurrë se do të qëndroja kaq gjatë tek United dhe të bëja rreth 350 ndeshje. Si një nga senatorët e ekipit dua të qëndroj këtu dhe të ndihmoj skuadrën të rritet”, – tha “Gardiani i portës” ndër të tjera. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit