Boris Becker rikthehet në detyrë pas burgut, do të trajnojë talentin 20-vjeçar danez

17 Tetor 2023
9:32
Telesport
back button

Pas një periudhe të vështirë, ku kaloi edhe disa muaj në burg, ish-tenisti gjerman Boris Becker, një nga legjendat e këtij sporti, është gati të rikthehet në detyrën e trajnerit. 55-vjeçari pritet të jetë trajneri i talentit 20-vjeçar danez Holger Rune.

Pas disa vitesh pushim, ku ia dedikova familjes dhe problemeve të mia personale, më është rikthyer dëshira për të stërvitur. Nëse do të gjej ndonjë projekt që më pëlqen mund të rikthehem në detyrë”, u shpreh Boris Becker.

Nga fjalët te veprat, pasi disa orë më vonë, ish-numri 1 në botë dhe fituesi i 6 grand slam në karrierë, është fotografuar duke stërvitur në Montekarlo talentin danez Holger Rune. Ky i fundit ka zbritur nga vendi i katërt në atë të gjashtë në botë.

Kohët e fundit, Rune ka patur disa probleme fizike dhe beson se përvoja e Boric Becker do ta ndihmojë. Më herët, gjermani ka qenë trajner i Novak Djokovic dhe së bashku fituar gjashtë grand slam. “Djokovic për mua është një vëlla i vogël”, tha Becker.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit