Borriello “luan” Milan-Juventus: Ja avantazhi që kanë kuqezinjtë

7 Tetor 2022
17:21
Denis Hakanaj
back button

Ish-sulmuesi Marco Borriello ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport në prag të ndeshjes së madhe të Serisë A mes Milan-it dhe Juventus-it, që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje.

Ish-sulmuesi ka dhënë mendimin e tij se cila skuadër ka më shumë mundësi që të dalë e fituar nga super përballja e kësaj fundjave:

“Juventus do të ketë më shumë presion sepse një humbje në San Siro do ta nxirrte jashtë loje. Një barazim mund te jetë edhe një rezultat i mirë, por vetëm nëse do ta arrijë duke bërë një lojë sulmuese dhe jo vetëm duke u mbrojtur”.

Për Milan-in: “Për Milan-in do të jetë e rëndësishme të fitojë për të qëndruar në vendet e para dhe edhe për të reaguar pas humbjes së pësuar kundër Chelsea-t”, ka thënë Borriello.

“Duhet të dalë në pah karakteri i kuqezinjve, që janë shumë të kushtëzuar nga dëmtimet, por që arrijnë t’i bëjnë ballë më mirë mungesave në krahasim me Juventus-in sepse kanë lojtarë që mund të vendosin ndeshjet, si Leao.

“Juventus do të duhet të kërkojë të përfitojë nga një mbrojtje në emergjencë pa Maignan, Kjaer dhe Calabria”, ka përfunduar Borriello.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit