Borussia 3 humbje në 7 ditë, klubi del kundër tifozëve që kërkojnë largimin e trajnerit

1 Nëntor 2024
7:55
Telesport
back button

Situata nuk është aspak e qetë te skuadra e Borussia Dortmund, që pas humbjes në Champions League ndaj Real Madrid dhe asaj në kampionat, erdhi edhe eliminimi nga Kupa e Gjermanisë. Skuadra verdhezi u eliminua pas kohës shtesë, duke bërë që tifozët të irritohen.

Tashmë të gjithë janë në bankën e të akuzuarve dhe eliminimi do t’u japë mundësinë verdhezinjve të reflektojnë. Nuri Sahin, me gjithë eksperiencën e tij të kufizuar si trajner, vazhdon të rezistojë në këtë detyrë edhe pse tifozët kanë nisur të kërkojnë largimin e tij nga detyra.

Të gjithë shpresonin që ekipi të ishte në gjendje të konkurronte në kushte të barabarta me Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, por realiteti doli të ishte i ndryshëm. Ndaj edhe zhgënjimi është i madh te tifozët, çka mund të sjellë ndryshime në drejtim.

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Sebastian Kehl, është kundër një ndryshimi: “Nuk do të ndodhë asgjë! Kjo nuk është një situatë me të cilën Borussia Dortmund nuk është përballur në të kaluarën. Do të rikthehemi protagonistë“, tha ai, duke konfirmuar efektivisht Sahin në detyrë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit