Skuadra e Borussia Dortmund përgatitet për finalen e madhe të 1 qershorit, kur në Wembley do të përballen me Real Madrid. Një sfidë shumë e rëndësishme që skuadra e trajnerit Terzic nuk dëshiron ta humbasë me synimin për të shkruar historinë.
Përpara ndeshjes, “Sky Sport” intervistoi ekskluzivisht mesfushorin Emre Can, që luan me verdhezinjtë: “Ne jemi gati. Ky është futbolli, çdo ditë është ndryshe, tani jemi në finale, jemi të emocionuar që e kemi arritur. Mezi presim ta luajmë”.
“Sigurisht që do të duhet të vuajmë sepse e dimë se Reali Madrid është një skuadër e shkëlqyer. Ne duhet të mbrohemi mirë, por ne e dimë se çfarë të bëjmë dhe këtë e kemi treguar tashmë kundër Paris Saint-Germain”, tha Emre Can.